19:05 - Tri vetura të parkuara në parkingun te Hotel Grandi janë dëmtuar si pasojë e erës së fuqishme që mbizotëroi të mërkurën në Prishtinë.
Sipas kryetarit të kryeqytetit, Shpend Ahmeti, nuk ka të lënduar nga kjo frymë, ndërsa aktualisht ekipet e emergjencës po e pastrojnë terrenin.
“Era e fuqishme ka çmontuar një pjesë të tendave të vendosura nga OSBE për Panairin Gratë në Biznes në Sheshin Zahir Pajaziti. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e DShP dhe Zjarrfikësat e Prishtinës. Për fat të mirë nuk ka të lënduar dhe ka dëme vogla materiale (tri vetura të parkuara). Ekipet e emergjencës janë duke pastruar terrenin”, ka shkruar ai në Facebook.
Prishtina goditet nga një erë e fuqishme
Erëra të fuqishme kanë goditur Prishtinën pasdite.
Drunj dhe shtylla elektrike janë rrëzuar nga erërat derisa dëme janë shkaktuar në disa vetura të parkuara në afërsi të sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, raporton KTV.
Tendat e një panairi të organizuar nga OSCE-je janë rrënuar derisa në teren kanë dal ekipet e zjarrfikësve dhe urgjencës.
Edhe
Erërat e forta, ekipet kanë intervenuar në disa raste mbrëmë në Prishtinë
“Ekipet tona janë në teren dhe nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale, konrektisht disa automjete” ka thënë për KTV-në, Habib Qorri, shef i shërbimeve publike në Prishtinë.
Sipas brigadës së zjarrfikësve, një shtyllë elektrike është rrëzuar edhe në lagjen Tophane.
{gallery}