Veprojnë në një objekt që nga viti 1968, por Enti i Gjeodezisë në kryeqytet po e akuzon një pronar të katit përdhes se ua ka uzurpuar zyrat.
Ramadan Hasani nga ky ent thotë se ky pronar kishte provuar tri herë tua uzurpojë zyrat, raporton KTV.
Ai madje akuzon edhe kolegun e tij, Sadik Buzhalën, se është bashkëpunëtor me uzurpatorin, duke thënë se disa herë rastin e ka paraqitur në polici dhe inspektorat, por të njëjtit nuk kanë ndërmarrë asgjë.
Mirëpo, Buzhala i mohon këto akuza, duke thënë se nuk ka bashkëpunuar me askënd, vetëm se derën e ka mbyllur për shkak të sigurisë së zyrës së tij.
Edhe në inspektoratin komunal të Prishtinës thonë se dikush nga shfrytëzuesit e këtij objekti ka provuar të kryejë punime të kundërligjshme.
Por Salih Zyba, nga Inspektorati i Komunës së Prishtinës, thotë se nuk mund të veprojnë më tutje deri sa të vërtetohet pronësia e objektit.
Edhe
Gjilani pa masa për uzurpatorët e pronës publike, Vitia i ndjek penalisht
E as ky ent i përbërë nga 12 punëtorë nuk ka leje qëndrimi, pasi ky objekt të cilin e shfrytëzon edhe subjekti politik AAK-ja, i takon Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ndërsa për objektet përcjellëse përreth, kjo ministri po përgatit kallëzim penal, pasi aty ka ndërtim pa leje dhe paqartësi të pronësisë, kështu që thonë se do të kërkojnë që këto çështje të zgjidhen përmes gjykatës.
-
Ia uzurpon banesën nga viti 1999, prokuroria ngre aktakuzë ndaj gjilanasit
-
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe uzurpim të pronës së paluajtshme
-
Gjilani paralajmëron uzurpatorët, kërkon lirimin e pronave komunale
-
Një biznesmen në Ferizaj akuzohet për ndërtim pa leje në një pronë të kontestuar