Prokuroria Themelore në Prizren, të martën, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar ndaj një zyrtari të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, si dhe për uzurpim të paligjshëm të pronës së paluajtshme ndaj një të pandehuri tjetër. Sipas organit të akuzës, veprimet e këtyre të pandehurve kanë shkuar në dëm të Komunës së Prizrenit përkatësisht pronës së saj.
Ish-drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Ilir Baldedaj, ka theksuar se e ka trashëguar një lëndë të pazgjidhur ku Komuna nuk ka pasur qasje në pronën e vet dhe se tre vjet më parë, atë e ka dërguar në Prokurori, ashtu që përmes organeve të drejtësisë Komunës t'i kthehet qasja në pasurinë e vet, shkruan sot Koha Ditore.
Prokuroria Themelore në Prizren përmes një komunikate ka bërë të ditur se Departamenti i Krimeve të Rënda, “ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.K., në cilësinë e zyrtarit ligjor të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe kundër të pandehurit XH.SH., për shkak të veprës penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 332 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”./Fisnik Minci.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Aktakuzë ndaj zyrtares së Komunës së Prizrenit për lëshim të lejes ndërtimore
-
Ndërroi pronarët e tri tokave në vlerë 250 mijë euro, aktakuzë ndaj referentit në Dragash
-
Aktakuzë për dy zyrtarë të Komunës së Prizrenit për keqpërdorim të autoritetit zyrtar
-
Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Prizrenit, dyshohet se këmbyen pronën e Komunës kundërligjshëm
-
Aktakuzë ndaj dy gjeodetëve në Prizren