Eliot L. Engel anëtar i rangut të Komitetit të Dhomës së Punëve të Jashtme, dënoi të premten veprimin e autoriteteve serbe për ndalimin e ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, ndërsa po përpiqej të hyjë në Serbi.
Jahjaga planifikoi të vizitojë Serbinë për të folur për përdorimin e përdhunimit si armë gjatë luftës së Kosovës në 1999.
Engel i shkroi shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini lidhur me këtë çështje, duke argumentuar se mos gatishmëria e Serbisë për t'u përballur me krimet e saj të mëparshme është arsye për të ngadalësuar procesin e anëtarësimit në BE.
"Për një vend ballkanik - Serbia, jo më pak - për të shmangur diskutimin dhe pranimin e përgjegjësisë për krimet në kohën e luftës paraqet një problem shumë serioz. Nëse nuk adresohet, kjo mund të rezultojë në përsëritjen e sjelljes së kaluar. Sinqerisht, Beogradi thjesht nuk është i gatshëm të bashkohet me komunitetin e demokracive të BE-së nëse nuk e pranon plotësisht të kaluarën dhe nëse nuk ka përgjegjësi për krimet e luftës ", ka thënë Engel.
Ndryshe, Qeveria e Serbisë bllokoi ish-presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, që të hyjë në vend për të marrë pjesë dhe për të folur në një konferencë të hartuar për të nxitur pajtimin mes dy kombeve.
-
Jahjaga takon Engelin, i kërkon organizimin e një seance ndërkombëtare për krimet serbe
-
Lunacek dënon ashpër sjelljen e Serbisë ndaj Jahjagës
-
Burchett: Askush s’është i gatshëm t’i dënojë serbët e ndyrë për dhunën seksuale në Kosovë
-
Jahjaga kërkon që të flasë në Kongresin amerikan për krimet serbe në Kosovë
-
Jahjaga pro dialogut me Serbinë, “por me kushte”