Për dialogun Kosovë-Serbi u deklarua sot edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në një intervistë për televizionin publik, Jahjaga tha se ky proces duhet të vazhdojë, por jo pa kushte ndaj shtetit serb.
Ajo kërkoi që të zbardhet fati i të gjithë të humburve gjatë luftës, të dënohen kriminelët e viktimave të përdhunimeve dhe të kërkohet dëmshpërblim për krimet e shkaktuara nga regjimi serb mbi popullatën civile të Kosovës.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, vlerëson se dialogu me Serbinë duhet të finalizohet, por jo pa kushte që duhen parashtruar Serbisë.
Jahjaga kërkon edhe nga shoqëria e institucionet e shtetit, mbështetjen ndaj viktimave të përdhunimeve të luftës, sidomos që ato të mbështetën në asketin psikologjik, social e moral.
Ish-presidentja shtoi se paqja e qëndrueshme arrihet vetëm me përmbushjen e kushteve nga Serbia, të cilat Kosova me të drejtë mund dhe duhet t’i kërkojë.
-
Jahjaga i kërkon Obamas angazhim në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë pas pezullimit të dialogut strategjik
-
Osmani: Para dialogut, të hiqen masat ndaj Kosovës
-
Vuçiq: Serbia e gatshme për zgjidhje kompromisi, por jo për poshtërim
-
Osmani: S’është momenti që të vazhdojë dialogu me Serbinë
-
Për marrëveshje me Serbinë kërkohet njohje reciproke dhe ndërrim negociatorësh