Rreth 300 milionë euro llogaritet të jenë dëmet që kanë pësuar bizneset në Kosovë për shkak të problemeve me energjinë, kostos së punës dhe marrjes së vizave për udhëtime jashtë vendit. Këto të dhëna, siç raporton KTV, janë bërë publike në prezantimin e rezultatit të studimit të quajtur “Fytet e ngushta”.
Shumica e bizneseve që ballafaqohen me barriera shtrihen në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Ferizajt, ndërsa 75 për qind e tyre shohin pengesë marrjen e vizave për biznese dhe që po iu paraqet telashe të mëdha për lëvizjen e biznesmenëve nëpër vendet e BE-së. Indikator pozitiv ishte 58 përqindëshi i bizneseve, të cilat synojnë rritjen e investimeve. Me këto probleme, zyrtarët shtetërorë kanë thënë të kenë njohuri. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë të ditur se çështja e energjisë është adresuar edhe në legjislativ. Derisa kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ka kërkuar një komunikim më të mirëfilltë ndër institucional për zgjidhjen e këtyre problemeve, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se shumica e barrierave të paraqitura janë në rrugë të zgjidhjes.
-
Bizneset humbën rreth 300 milionë euro për kosto të lartë të energjisë
-
Bizneset ankohen për ndërprerjet e energjisë
-
Gërxhaliu thotë se do të ketë sërish shtrenjtim të rrymës: Koha për një qeveri që mendon për shtet
-
Hoti: Kosova rrezikon humbje ekstreme në turizëm me liberalizimit të tregut të energjisë
-
70 marrëveshjet Kosovë – Shqipëri nuk eliminojnë pengesat për bizneset