Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bizneset humbën rreth 300 milionë euro për kosto të lartë të energjisë

Oda Ekonomike e Kosovës prezantoi rezultatet e studimit “Bottleneck-fytet e ngushta”. Sipas këtij raporti, barrierat kryesore për bizneset janë kostoja e lartë e energjisë dhe jo stabilitetit politik.

Këshilltari strategjik në Odën Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se rreth 290 milionë euro shtesë kanë paguar bizneset për mungesë të energjisë elektrike dhe kosto të lartë të saj, raporton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shumica e bizneseve të cilat ballafaqohen me barriera shtrihen në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Ferizajt. Sipas Rukiqit, mbi 75 për qind e bizneseve shohin pengesë marrjen e vizave për biznese.

Ai thotë se kjo paraqet telashe për lëvizjen e biznesmenëve nëpër vendet e BE. Si indikator pozitiv u vlerësua të jetë 58 për qind e bizneseve të cilat synojnë rritjen e investimeve.

Po ashtu konsiderohet mjaft e ulët përqindja e bizneseve për të dhënë ryshfet.

Sipas Rukiqit, korrupsioni për bizneset më shumë mbetet perceptim.

Ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami është e njohur me shqetësimin e bizneseve për kosto të lartë të energjisë.

Ajo tha se kjo çështje është adresuar në Kuvendin e Kosovës. Mirëpo, mohoi të jenë përgjegjës për këtë ngase edhe ministri tjera janë kompetente të përmirësimit të ambientit të bizneseve.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu tha se bizneset janë bartës të zhvillimit ekonomik, andaj, institucionet përkatëse duhet t’i marrin parasysh të gjitha top barrierat e bizneseve duke marrë masa ngase gjendja e tyre mund të rëndohet edhe më tej.