Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Endokrinologjia rikthen “Edukimin Diabetik-Terapeutik”

Pas përmirësimit të situatës me Pandeminë COVID-19, Klinika e Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka riaktivizuar Kabinetin e Edukimit Diabetik-Terapeutik.

SHSKUK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Endokrinologjia për disa muaj ka shërbyer si klinikë COVID, për trajtimin e pacientëve të infektuar me SARS CoV-2.

“Edukimi Diabetik-Terapeutik i pacientit me sëmundjen e sheqerit ( Diabet Melit), është pjesa bazike e mjekimit të sëmundjes së sheqerit. Qëllimi i tij është aftësimi e pacientit për të arritur kontrollin optimal të sëmundjes, me qëllim të shmangies së komplikimeve akute e kronike dhe motivimin për vetëkontroll, si dhe interesimin për trajtim. Përmes edukimit, pacientët aftësohen në ndryshim të stilit të jetës nga koha e fillimit të evoluimit gjithëpërfshirës mjekësor, gjatë evoluimit pasues dhe përcjelljes” është thënë në njoftimin e SHSKUK-së.

Gjatë edukimit dhe aftësimit sipas SHSKUK-së për menaxhim të stilit të jetës, sqarohet terapia nutritive, jepen rekomandimet e duhura për aktivitetin fizik, si dhe ndihmohen pacientët me këshillim për ndërprerjen e duhanit , ndërsa behet edhe mbështetja psikosociale