Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Emrat e tre mjekëve të suspenduar, nuk u gjetën në vendin e punës gjatë inspektimit

mjeku - ilustrim

Foto: Ilustrim

Tre mjekë janë suspenduar dhe tre të tjerë janë dërguar në Komision Disiplinor, përfshirë edhe dy infermierë, pasi gjatë një inspektimi nuk janë gjetur fare në vendin e punës.

Inspektimi u bë nga drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, të hënën prej orës 1 deri në 3 të mesnatës.

Siç merr vesh Koha Ditore, të suspenduarit janë Isa Haxhiu – Klinika e Urologjisë, Bedri Braha – Kirurgjia Abdominale dhe Dëfrim Koqinaj – Kirurgji e Fëmijëve.

Në Komision Disiplinor janë dërguar Arlind Batalli – Kardiologji, Agim Berisha – Kirurgji Plastike dhe Ardian Prenaj - Klinika e Urologjisë.

Të suspenduarit mësohet se s’ishin paraqitur fare në QKUK, ndërsa të dërguarit në Komision ishin nëpër klinika jo më shumë se dy orë edhe pse në klinikat e tyre ka pasur pacientë duke pritur.

Edhe Drejtori i QKUK-ut mohon të ketë suspendime për inate personale Arbëri Drejtori i QKUK-ut mohon të ketë suspendime për inate personale

Për këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili në Facebook ka thënë se edhe pse e mirëkuptojnë punën e vështirë dhe lodhjen e mjekëve, mungesa në vendin e punës nuk arsyetohet. “Mungesa e tyre në vendin e punës mund të jetë humbje e madhe për dikë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka premtuar se në raste të tilla s’do të ketë kompromise dhe nuk do të falet askush.