KQZ decertifikoi sot 86 kandidatë për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor të cilët janë të dënuar nga Gjykatat në këto tri vjetët e fundit.
Në mesin e atyre që iu mohua e drejta për të garuar është edhe deputeti i Nismës Zafir Berisha, që ka kandiduar për kryetar të Prizrenit, transmeton KP.
Përveç Berishës, Nismës i decertifikohen edhe 8 kandidatë, nga PDK-ja janë 14 kandidatë, LDK-ja 9 kandidatë, AAK-ja 17 kandidatë, Vetëvendosje 6 kandidatë, AKR-ja 4, Partia e Drejtësisë 7 kandidatë, Lista Serbe 5 kandidatë dhe disa nga partitë e vogla kanë nga dy apo një kandidat që janë decertifikuar.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
KQZ-ja certifikon 902 kandidatët për deputetë të 21 subjekteve politike
-
Asnjë listë kandidatësh e dorëzuar deri tani për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Zafir Berisha: Prizreni është lodhur nga premtimet boshe, ne s’premtojmë mrekulli
-
9 kandidatë tërhiqen nga zgjedhjet lokale
-
Decertifikohen 12 kandidatë me kërkesë të partive politike