Arbëri

Çka ndodhi në mbledhjen e sotme të KQZ-së

Zafir Berisha ka dorëzuar ankesë këtë të shtunë në Gjykatën Supreme, pasi vendimin e PZAP-së, për decertifikim e konsideron jolegjitim.

Berisha thotë se do t’i shfrytëzojë të gjitha rrugët ligjore, që të mbrojë të drejtën e tij, për të garuar për kryetar të Prizrenit, raporton KTV.

Ai beson që kjo gjykatë do t’i marrë parasysh argumentet e tij dhe të marrë vendim në favor të tij.

Ndërsa në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve u vendos që të decertifikohen edhe 5 kandidatë të tjerë nga subjekte të ndryshme politike, pasi të njëjtit kanë parashtruar kërkesë për tërheqje.

Po ashtu u mor vendim për certifikimin e 63 kandidatëve të subjekteve të ndryshme politike, të cilët zëvendësojnë kandidatët e decertifikuar nga KQZ-ja për shkak të aktgjykimeve të plotfuqishme.

Ndryshe, javën e kaluar KQZ ka decertifikuar 86 kandidatë për asamble komunale dhe kandidatëve për kryetarë të komunave

Megjithatë, anëtarët e KQZ-së kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, për faktin se kanë decertifikuar padrejtësisht disa nga kandidatët.

Kjo, sipas tyre, është pasojë e Ligjit për zgjedhjet, i cili nuk mundëson klasifikimin e tyre.