Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet trajtim i barabartë i kandidatëve të decertifikuar

Zafir Berisha ia doli në ditën e fundit të hyjë në garë për të parin e Prizrenit.

Gjykata Supreme vendosi në favor të tij dhe anuloi vendimin e KQZ-së, i cili ishte bazuar në nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në vend, nen ky që ua ndalon të gjithë kandidatëve, të cilët në 3 vjetët e fundit kanë pasur dënime për vepra penale, t’i hyjnë garës për poste politike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por ky vendim edhe njëherë shpërfaqi sistemin e dobët ligjor, të cilin e ka Kosova.

Këtë herë ligji për zgjedhjet ra ndesh me Kushtetutën e Kosovës, neni 45 i cili garanton të drejtën e qytetarëve për t’u zgjedhur e për të zgjedhë. Por Albert Krasniqi nga KDI-ja e quan të pavend vendimin e Supremes.

Ai thotë se 9 vjet pas miratimit, më në fund KQZ-ja kishte vendosur ta zbatojë ligjin, e del Supremja me një vendim duke dhënë vlerësime kushtetuese.

Sidoqoftë, sipas Krasniqit, KQZ-ja duhet të kthejë të gjithë 86 kandidatët që i ka decirtifikuar e nuk do të duhej të ishte selektive.

Ndërsa thotë se Berisha do të duhej vetë të hiqte dorë nga kandidimi për kreun e Prizrenit edhe nga posti i deputetit, pasi akuzohet për vjedhje të rrymës dhe nuk është shembull i mirë për lider.