Arbëri

Emrat dhe fytyrat e serbëve që kryen krime ndaj shqiptarëve të Gjakovës

Rajoni i Gjakovës është një nga zonat më të goditura nga lufta në Kosovë gjatë viteve 1998 - 1999.

Ardhja e përvitshme e pelegrinëve serbë për krishtlindje në Kishën Ortodokose të Gjakovës, është një histori më vete që përsëritet dhe nga e cila gjakovarët janë fyer dhe irrituar natyrshëm, pasi që për më tepër ata i kanë parë dhe njohur kriminelët serbë mes të ardhurve me autobusë. 

Aktivistja Shkëndije Hoda, ka rrëfyer për emisionin COSMO të KTV-së, qindra fotografi që dëshmojnë krimet e luftës të bëra nga serbët në qytetin e Gjakovës dhe fshatrave përreth. 

Në mesin e tyre janë edhe fotografitë e disa prej kriminelëve kryesorë, ku mund të identifikohen me fytyrat dhe emrat e disa ushtarëve, policëve, paramilitarëve si dhe qytetarëve serbë të përfshirë në krimet kundër shqiptarëve të rajonit të Gjakovës. Ndër ta janë edhe Vesko Veshoviq, Zhelko Ristiq i njohur si Don Surle, Llazomir Drashkoviq, Ljubisha Dogangjiq, Zoran Shmogiq, Rude Bllahoviq, Radomir Çoliq, Millosh Shçepanoviq, Zoran Markoviq - Rusi, Bora Bllahoviq, Gojko Deliq dhe Hysni Buzani.