Me rastin e festës së 28 nëntorit, Dita e Flamurit Kombëtar, Posta e Kosovës në kuadër të tematikës “I patunduri – Adem Demaçi”, ka emetuar një pullë postare me imazhin e veprimtarit të madh Adem Demaçi, heroi i kombit shqiptar.
Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha me bashkëpunëtorë të tij, priti anëtarë të familjes Demaçi, të cilëve i dhuroi pullën e parë postare të punuara në bronz, si dhe disa prej bashkëveprimtarëve të Bacës Adem.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeshefi Hoxha deklaroi se është krenari për Postën e Kosovës dhe të gjithë punonjësit e saj, që përmes emetimit të kësaj pulle postare të nderojmë figurën më të ndritur të kombit shqiptar, simbolin e rezistencës dhe sakrificës për liri dhe bashkim kombëtar, bacë Adem Demaçi. Ai ishte një personalitet që me një vetëmohim të jashtëzakonshëm u angazhua tërë jetën për çlirimin e Kosovës nga regjimi serb dhe jugosllav. Ai i flijoi 28 vjet në burgje por asnjëherë nuk u mposht as nuk hoqi dorë nga ideali i tij jetësor për liri dhe bashkim të popullit shqiptar.
“Adem Demaçi u rreshtua përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke u bërë edhe Përfaqësues Politik i saj, detyrë që do ta kryej me një guxim të pashoq në zyrën e hapur në Prishtinë. Emri i heroit kombëtar, Adem Demaçi, nga sot e mot do të përjetësohet edhe në pullë postare. Imazhi i tij i ndritur do të udhëtojë në tërë botën përmes dërgesave tona postare dhe do t’i lartësoi vlerat që i krijoi kombi ynë ndër shekuj në shërbim të atdheut dhe vlerave paqësore të njerëzimit” u shpreh kryeshefi Hoxha.
Për jetën dhe veprimtarinë e Adem Demaçit foli bashkëveprimtari i tij, Ilaz Pireva, i cili paraqiti një biografi të bujshme të Bacës Adem dhe veprimtarinë e tij patriotike, përndjekjen e tij nga regjimi serbo-jugosllav, burgosjet e tij, si dhe frymëzimin e jashtëzakonshëm të shokëve të idealit të tij për çlirim dhe bashkim kombëtar, që asnjëherë nuk e ndalën rrugën e lirisë.
Të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse iu drejtua edhe bashkëshortja e Bacës Adem, Xhemajlije Demaçi.