Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Emërohen ushtrues detyre 11 drejtorë të shkollave ne Komunën e Drenasit

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në koordinim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, ka emëruar 11 ushtrues detyre që ishin të sistemuar në procesin edukativo-arsimor për drejtorë të shkollave, pasi që drejtorëve të mëhershëm u skadon kontrata me 31.08.2017 dhe të gjithë ishin njoftuar 45 ditë para se t’iu skadonte kontrata, sipas dispozitave ligjore.

Ushtruesit e detyrës janë përzgjedhur përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të rekrutimit ne zgjedhjen e drejtorëve përmes konkursit.