Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka ndryshuar sot Udhëzimin Administrativ për vendosjen e flamujve, ndryshim ky i cili nuk lejon më që produktet që shiten nëpër markete t’i vendosin flamujt në bazë të barkodit, por në bazë të vendit të origjinës pasi që, sipas MIT-së, ka raste kur flamuri i origjinës është përcaktuar në bazë të barkodit, por që nuk ka qenë në përputhje me vendin e origjinës se ku është prodhuar ai produkt.
“Kjo ka ardhur pas ankesave nga ana e konsumatorëve, mediave dhe institucioneve tjera relevante të Republikës së Kosovës, sepse ka pasur paqartësi tek origjina e produktit dhe vendosja e flamujve pranë produktit”, thuhet në njoftimin për media të MIT-së.
Ky plotësim ndryshim i Udhëzimit Administrativ, sipas MIT-së, u bë për ta qartësuar dhe eliminuar çdo mundësi të manipulimit me vendosjen flamujve afër çmimit të produktit.
-
Manipulime me flamujt e origjinës së produkteve
-
Vendosja e flamurit të origjinës së produktit në markete zbatohet vetëm rreth 30%
-
Vjen gjoba e parë për mos vendosje adekuate të flamujve në markete për origjinën e produkteve
-
Për 12 ditë, qytetarët dërguan në Inspektorat 55 ankesa për çmime dhe mashtrime me flamuj
-
Në mbi 30 lokale shitësit mashtruan me etiketa të origjinës së produktit