Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në kuadër të qëndrimit në Uashington, ka vazhduar takimet në Departamentin e Punës, në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai u takua me Drejtoreshën e Zyrës për punën e fëmijëve, punës së detyrueshme dhe trafikimit të qenieve njerëzore, Marcia Eugenio, me të cilën bisedoi lidhur me vështirësitë e Ministrisë, sidomos me papunësinë në vend, krijimin e mundësive për punësim sezonal në SHBA, si dhe eliminimin e punëve të rënda tek fëmijët.
Reçica siç thuhet në komunikatë, e njoftoi Eugenion lidhur me zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Departamenti i Shtetit mbi eliminimin e punëve të rënda tek fëmijët. Ai theksoi se tashmë draftligji për të drejtat e fëmijëve është dërguar për miratim në Qeveri, është miratuar Strategjia Sektoriale, e cila parasheh disa aktivitete lidhur me eliminimin e punëve të rënda, sikurse ngritja e nivelit të koordinimit në mes të nivelit qendror dhe lokal si dhe fuqizimi i mekanizmave për eliminimin e punëve të rënda, përfshirja e fëmijëve minoritar nëpër shkolla, etj.
“Eugenio falënderoi Ministrin Reçica për vizitën dhe theksoi se Departamenti i Punës është i interesuar që të ndihmojë Kosovën në këtë aspekt”, thuhet në njoftim.
Ministri Reçica, po sot ka zhvilluar një takim me Drejtoreshën e zyrës së “UN Women” në Washington, Elizabeth Cafferty me të cilën diskutoi lidhur me viktimat e dhunës seksuale në Kosovë. Ministri Reçica e njoftoi Cafferty lidhur me procesin e statusit të viktimave të dhunës seksuale dhe veprimet të cilat ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës lidhur me njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale dhe për beneficionet që do t`iu ofrojë Qeveria e Kosovës.
Reçica kërkoi nga Cafferty ndihmë në realizimin e një projekti me të cilin do të angazhoheshin një numër grash, në punësim ose të mbështetën me projekte të vogla, si biznese familjare etj.
Edhe
SHBA-ja mbështet Kosovën në mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi
Cafferty e siguroi Reçicën se do të ngrit këtë çështje edhe në New York dhe se do të jetë zëri i të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës së fundit.
Reçica është takuar gjithashtu me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore me të cilët ka diskutuar për projektet e Ministrisë, reformën pensionale, reformën në marrëdhënien e punës, inspektoratin e punës dhe reformën e aftësisë së kufizuar.