Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat e njëhershme prej 100 eurosh, për fëmijët dhe pensionistët.
“Ekzekutohet edhe shtesa e njëhershme për të gjithë fëmijët që janë në sistem të shtesave për fëmijë. Mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë”, ka shkruar Murati në Facebook.
Ai gjithashtu ka thënë se janë ekzekutuar edhe shtesat për pesë kategori të pensionistëve.
“Pas të gjitha përgatitjeve teknike nga stafi i MFPT, sot kemi arritur të ekzekutojmë shtesat e njëhershme për të gjithë pensionmarrësit si në vijim: Pensionistët e moshës, kategoritë e luftës, pensionet për aftësi të kufizuara, pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë, dhe pensionet e parakohshme, për ata që marrin më pak se 500 euro”, ka shkruar Murati.
Qeveria e Kosovës me 13 dhjetor ka vendosur të ndajë 100 euro për fëmijët e po aq edhe për pensionistët.
-
Murati njofton për ekzekutimin e shtesave prej 100 eurove
-
Murati thotë se shtesat dhe pagat në publik janë ekzekutuar
-
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eurosh për fëmijë dhe pensionistë
-
Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
-
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për studentët