Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ekzekutohen pagat, ndërpritet greva e minatorëve në “Trepçë”

Trepca

Dhjetëra minatorë të ndërmarrjes “Trepça” në Stanterg ishin në grevë shkaku i mosrealizimit të pagave për muajin korrik.

Ndërkohë, u.d. i kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes “Trepça”, Enis Abdurrahmani ka konfirmuar se në mesditë janë ekzekutuar pagat e muajt korrik për të gjithë minatorët e minierës së “Trepçës”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i Sindikatës së minatorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi, ka thënë se minatorët gjenden në kushte shumë të rënda financiare, andaj po mbajnë greva për shkak të vonesës së pagave.

“Për shkak të mosrealizimit të pagave të minatorëve, ata po shprehin pakënaqësi përmes kësaj greve…Minatorët janë në kushte shumë të rënda për shkak të obligimeve ndaj institucioneve bankare, obligimeve familjare, planifikimeve të jetës së përditshme’, ka thënë Januzi.

Minatorët kanë nisur protestën një javë më parë shkaku i mosekzekutimit të pagave të muajit korrik.

Minatorët në Mitrovicë patën hyrë në grevë edhe një muaj më parë, në korrik për mos ekzekutimin e pagave të muajit qershor. /ksp