Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ekzekutivi i Prishtinës prej një muaji i pakompletuar

Prishtinë, 31 gusht – Komuna e Prishtinës vazhdon të funksionojë me kabinet të pakompletuar që prej një muaji, qëkur katër zyrtarët e ish-kabinetit të saj kanë lënë postet në Komunë për t’u bërë deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Që nga data 3 gusht nga Komuna është larguar nënkryetari Dardan Sejdiu, drejtori i Urbanizmit-Liburn Aliu, drejtoresha e Arsimit-Arbërie Nagavci, si dhe Fitore Pacolli-shefe e kabinetit të Shpend Ahmetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për së paku dy javë pas kësaj date të gjitha postet kanë mbetur vakante, ndërsa ndërkohë kryetari Ahmeti ka vendosur që drejtori i Administratës, Muhedin Nushi, të emërohet po ashtu edhe si nënkryetar i Komunës në vend të Sejdiut, kurse si drejtor të Urbanizmit ai ka zgjedhur shefin e deritashëm të Zyrës Ligjore në Komunë, Ardian Olluri. Ndërkaq vakante vazhdon të mbetet pozita e drejtorit të Arsimit.

E përfaqësues të shoqërisë civile dhe të opozitës në Komunë kanë thënë se ikja e ish-zyrtarëve të lartë nga Komuna, si dhe moskompletimi i kabinetit për një kohë të gjatë patjetër se reflekton në performancën e Komunës, në kuptimin negativ të saj (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).