Eksperti i caktuar për të sqaruar tenderin e asgjësimit të barnave nuk ka dhënë përgjigje konkrete për këtë çështje para trupit gjykues në gjykimin e ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, dhe katër zyrtarëve të tjerë.
Prokuroria e Shtetit në aktakuzën e ngritur nuk e sqaron saktë se si e ka matur dëmin nga barnat e asgjësuara në një ekspertizë retroaktive, shkruan sot Koha Ditore.
Zyrtarët e MSH-së akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare për shkak që Prokuroria e Shtetit konsideron se kompania fituese e tenderit ka mashtruar me peshoren dhe që MSH-ja ka paguar më shumë sesa do të duhej për asgjësimin e produkteve me afat të skaduar.
Në seancën e së enjtes Agim Sheqiri tha se ekspertiza e përpiluar më 20 mars të vitit 2015 përfshin 4 aktivitetet e prokurimit. Në kuadër të ekspertizës, ai tha se, është tabela e cila pasqyron kohën, numrin, datën dhe sasinë e peshës së barnave. Sipas kësaj tabele, pesha e cila është pranuar nga autoriteti kontraktues, ku mbi bazën e kësaj sasie janë bërë edhe pagesat nga Ministria, ka qenë 353.940 kilogramë.
Sheqiri nuk ka komentuar shumë nëse kishte ose jo shkelje në pikat që pretendon Prokuroria. Ka thënë që krejt çka ka pasur të thotë i ka shkruar në raport. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Nis asgjësimi i 150 tonë barnave me afat të skaduar
-
Asgjësohen 3.8 tonë barna pa afat në burgje, mbi 150 tonë të grumbulluara në depo të MSH-së e SHSKUK-së
-
Gjysmë milioni euro për asgjësimin e 150 tonë barnave e materialit medicinal të skaduar
-
Gjendje alarmante e Depos së Barnave, barnat me afat ruhen bashkë me ato të skaduara
-
Gjykata ballafaqon dy ekspertë në gjykimin e ish-sekretarit të MSH-së, Ilir Tolaj