Grupi për Ballkan ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e Kosovës dhe Ambasadën e Norvegjisë një javë më parë. Ky memorandum përcakton modalitetet për angazhimin e ekspertëve të jashtëm për procesin e dialogut me Serbinë dhe agjendave tjera që ndërlidhen ne dialogun.
Ekspertët që janë angazhuar deri më tash janë Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa e Veton Surroi, ndërsa pritet të bashkohet edhe Blerim Shala.
“Ekspertët e angazhuar ofrojnë ekspertizë, mbështetje profesionale dhe përmbajtësore për procesin e dialogut, dhe i vihen në dispozicion Kryeministrit, kabinetit të tij dhe Zëvendëskryeministrit për Integrime evropiane, Zhvillim dhe Dialog. Ekspertët e jashtëm nuk kanë rol përfaqësues apo udhëheqës dhe kontraktohen vetëm nga Grupi për Balkan. Ekspertët e angazhuar deri më tani janë: Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Veton Surroi. Së shpejti grupit të ekspertëve, pritet t’i bashkohet edhe Blerim Shala. Ekspertë të tjerë mund të ftohen dhe angazhohen varësisht nevojave të qeverisë dhe dinamikës së procesit të dialogut. Ky aktivitet përbën njërin nga komponentet programore të Grupit për Ballkan, të cilat implementohen me mbështetjen e Qeverisë së Norvegjisë, në kuadër të kornizës “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”, është thënë nga Grupi për Ballkan.
-
Takime të ndara në nivel kryenegociatorësh, Sorensen: U paraqit plani i punës për muajt në vijim
-
Mblidhen ministrat e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në fokus dialogu Kosovë-Serbi
-
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
-
BE-ja nuk është e kënaqur me dinamikën e dialogut Kosovë-Serbi
-
Ambasadori Bajrami emërohet kryenegociator në dialogun me Serbinë