Njohësit e çështjeve të arsimit e kanë kritikuar qasjen që partitë politike e kanë pasur në fushatën zgjedhore për fushën e arsimit, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo, pasi vlerësojnë se partitë dhe koalicionet më shumë kanë qenë të fokusuara në prioritete të tjera, si zhvillimi i bujqësisë, zhvillimi ekonomik, hapje e vendeve të punës, duke mos i kushtuar shumë rëndësi çështjes së arsimit.
Gjatë fushatës, po ashtu, asnjë parti politike apo koalicion nuk ka premtuar se arsimin do ta shpallë prioritet nacional. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrusta: Asnjë qeveri nuk e ka parë arsimin tokë të pëlleshme për vota
-
Nisma politike e arsimit, trajtohet në “E diela me Kohën Ditore”
-
“Arsimi i nëpërkëmbur”, gjerësisht në numrin special të “Kohës Ditore”
-
KE: Arsimi në Kosovë, sektor i papërmirësueshëm
-
Partitë vazhdojnë të premtojnë ngritje të cilësisë në arsim, ekspertët mbesin skeptikë