Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Partitë vazhdojnë të premtojnë ngritje të cilësisë në arsim, ekspertët mbesin skeptikë

Edhe gjatë kësaj fushate për zgjedhjet e përgjithshme, një ndër premtimet kryesore është ngritja e cilësisë në arsim dhe depolitizimi i tij.

Partitë e ndryshme politike kanë thënë se me qeverisjen e tyre arsimi do të pësojë ndryshime për të mirë, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, njohësit e arsimit dhe shoqëria civile shprehen se partitë po japin fjalë të mëdha, por nuk po specifikojnë se çka do të bëjnë me arsimin.

Halim Hyseni, njohës i çështjeve arsimore, thotë se janë vështirë të realizueshme premtimet, pasi, sipas tij, askush nuk tregon se si do ta arrijë këtë sukses.

Me shumë skepticizëm këto deklarata i sheh edhe profesori Dashamir Bërxulli.

Se ka shumë premtime dhe nuk ka plan specifik për realizimin e tyre e thotë dhe Artan Murati nga KDI-ja.

Murati thotë se këto premtime që janë bërë të shpeshta, e kanë lënë kaq të prapambetur këtë sektor.


Partitë vazhdojnë të premtojnë ngritje të... by kohanet