Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Egjiptasit kërkojnë përmbushjen e detyrimeve kushtetuese ndaj tyre

“Javën e Egjiptasve”, pjesëtarë të këtij komuniteti e kanë nisur me një protestë paqësore.

Ata, para ndërtesës së Qeverisë, me pankarta në duar, kanë kërkuar përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore për pjesëtarët e këtij komuniteti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Protestuesit kanë thënë se janë të aftë të punojnë në të gjitha profesionet dhe jo vetëm të qëndrojnë pranë kontejnerëve dhe semaforëve në rrugë.

Smajl Dema ka thënë se të gjithë ata që banojnë në Kosovë, duhet konsideruar të barabartë dhe askush mos të anashkalohet.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, ka thënë se egjiptasit janë pasuri e Kosovës.

Në kuadër të “Javës së Egjiptasve”, në Kosovë do të shënohet edhe Dita nacionale e këtij komuniteti, më 24 qershor.