Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edukimi seksual në shkollat kosovare, lëndë e nevojshme

Koalicioni K10 sot do të bëj lansimin e Platformës së Koalicionit të Organizatave për të Drejtat e Shëndetit Seksual dhe Riprodhues.

Visare Mujko-Nimani, zyrtare përgjegjëse e Programit UNFPA, tha se Koalicioni K10, përbëhet nga dhjetë organizata jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, përkrahur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Zyra në Kosovë.

“Lansimi i platformës online të K10 dhe për ‘Të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues’, është zhvilluar nga të gjitha organizmat që kanë të bëjnë me Shëndetin Seksual dhe Riprodhues”, tha ajo në televizionin publik.

Koalicioni K10, sipas Mujko-Nimanit, përbëhet nga këto organizata anëtare: Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, Asociacioni për Edukim dhe Zhvillim të Shëndetësisë (AHED), Artpolis, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit (Jeta/Vita), Shëndet për të Gjithë (Health for All), Fondi Kosovar për Popullsi (KOPF), Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), Shoqata e së Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK), Shoqata Kosovare për Promovimin, Avancimin dhe Mbrojtjen e Shëndetit të Adoleshentëve (Shko-Pa-Msha), dhe përkrahet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA).

Sipas saj, secila nga organizatat e plotëson njëra tjetrën. “Për fat të keq, situata nuk është e mirë në fushën e Shëndetit Seksual dhe Riprodhues”, theksoi ajo. Mujko-Nimani bëri me dije se vetëm 14 % në Kosovë përdorin mjete kontraceptive. “Ka edhe aborte që mund të eliminohen, pra abortet po ndodhin ende”.

Edhe Në Kosovë ende ka ngurrim për edukimin seksual të rinisë Arbëri Në Kosovë ende ka ngurrim për edukimin seksual të rinisë

Mujko-Nimani, tha se edukimi seksual në shkollat e Kosovës është nevojë imediate. “Për dy apo tri vitet e ardhshme besoj se në Kosovë do të ketë mësime për edukim seksual”, theksoi ajo.

Sipas saj Shëndeti Seksual dhe Riprodhues në Kosovë ende është pak temë tabu.