Kryetari i OVL-UÇK Hysni Gucati, ka njoftuar se Elmi Bytyqi, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.
“Tash u njoftova se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale Elmi Bytyqi nga Prizreni. Edhe ky, si gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka shkruar Gucati në Facebook.
Vlen të theksohet se Prokuroria e Specializuar për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë, ka rritur dinamikën e ftesave për intervistim të personave të caktuar, ndonëse nuk e ka bërë të ditur numrin e saktë të personave të intervistuar deri më tash.
E në anën tjetër, sot KMDLNJ ka kërkuar nga qeveria e re e Kosovës që të rrisë buxhetin për mbrojtje të të akuzuarve nga Gjykata Speciale si dhe mbulimin e të gjitha shpenzimet të familjarëve të ngushtë në mënyrë që të kenë mbrojtje cilësore.
-
OVL-UÇK paralajmëron protesta, s’e përjashton përshkallëzimin
-
Syla: Protestën në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së e presim po aq madhështore sa të tjerat
-
Dorëzohet në Speciale peticioni me 200 mijë nënshkrime
-
Behrami: Gjykata Speciale po devijon nga mandati, Trendafilova të thirret për sqarim
-
Mbi 80 mijë nënshkrime për peticionin e veteranëve, synohet dërgimi në Hagë deri në fund të prillit