Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe minatorët e Trepçës kanë vazhduar grevën

Foto: Ilustrim

Edhe minatorët e Trepçës, që nga dita e hënë kanë hyrë në grevë të përgjithshme, në shenjë pakënaqësie me Draft-statutin dhe mosinteresimin e institucioneve përgjegjëse të vendit me vërejtjet dhe kërkesat e tyre rreth këtij draft-statuti.

Me grevën të gjitha punët në Trepçë janë ndërprerë, përveç në vendet kyçe ku është cekur se do të mbahet kujdestari që të mos rrezikohet miniera, transmeton televizioni publik.

Po ashtu, punëtorët e kësaj miniere patën paralajmëruar se pa u plotësuar kërkesat e tyre, ata nuk do të punojnë. Ndryshe, disa nga kërkesat e minatorëve janë ligji për pensionet me 70 për qind të pagës nga 50 deri 55 vjet, ligji për invalidë, sigurimi shëndetësor dhe kërkesa të tjera.