Dhjetëra protestues janë mbledhur para menaxhmentit të Trepçës në përkrahje të minatorëve të cilët kanë hyrë në grevë.
Disa prej minatorëve të cilët kanë hyrë në grevë nga e marta, 24 tetor, kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Minatorët janë futur në grevë pasi kërkojnë realizimin e pagave mujore nga qershori deri në tetor, shkarkimin e menaxhmentit, sigurimin shëndetësor dhe kushtet e punës.
Kryetari i Sindikatës së Trepçës, Ibrahim Januzi, ka thënë për KOHËN se numër i madh grevistësh kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Përmes një komunikate, menaxhmenti i Trepçës ka thënë se greva e minatorëve duhet të ndërpritet menjëherë “për shkak se një grevë e tillë nuk është ligjore, sepse nuk është paralajmëruar sipas ligjit LIGJI Nr. 03/L-200 për greva, dhe konsiderojmë se nuk ka arsye reale për të rrezikuar me shume sigurinë, shëndetin dhe jetën e minatorëve”.
Menaxhmenti është arsyetuar se i ka dhënë pagat e plota çdo muaj edhe përkundër vështirësive operative dhe rënies së çmimit të metaleve në bursë. Ai ka bërë thirrje që të ndërpritet greva.
-
Menaxhmenti i Trepçës konsideron se s’ka arsye reale që minatorët të mbajnë grevë
-
Rreth 80 minatorë kërkojnë ndihmë mjekësore në ditën e dytë të grevës
-
Minatorët e Trepçës anulojnë protestën pas vendimit të Qeverisë për t’i ndarë 4 mln euro
-
Minatorët ende pa paga, paralajmërojnë protestë për të enjten
-
Qeveria kushtëzon ndihmën për “Trepçën”, reagon Sindikata e Punëtorëve