Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe Kaçaniku bëhet me Qendër informuese për shëndetin e gruas

Me një ceremoni zyrtare sot në Kaçanik u hapën dyert e Qendrës informuese për shëndetin e gruas. Ajo do të funksionojë në kuadër të Qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Kjo u bë e mundur falë bashkëpunimit të Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Kaçanikut, QKMF-së dhe Aksionit për Nëna.

Në hapjen e qendrës në Kaçanik, zëvendësministri Dr. Izet Sadiku deklaroi se “përmes këtyre qendrave po arrihet informimi dhe vetëdijesimi i partnerëve të rinj për kujdesin dhe përgatitjen gjatë tërë procesit të shtatzënisë si dhe për fëmijën. Ministria e Shëndetësisë ka akredituar këtë program dhe zotohet në vazhdimin e bashkëpunimit me Akstionin për Nëna dhe Fëmijë në zgjerimin e qendrave informuese në çdo komunë.”

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, përfaqësuesja e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, Albiona Beha, deklaroi se themelimi i Qendrës në Kaçanik shënon pikën e 5-të, apo komunën e 4-të që inkuadron programin edukativ të qendrave, si pjesë të shërbimit ditor për shëndetin e nënës dhe fëmijës. Qendra Informuese në Kacanik do të ofrojë shërbime edukative, aktivitete të mirëqenies fizike dhe atyre psikike për gratë si dhe partnerët e tyre, aktivitete këto të zhvilluara në një ambient interaktiv modern e me shumë ngjyra.

{gallery}