Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Jordanisë të hënën përmes një deklarate ka dënuar hapjen e Ambasadës së Kosovës në “Jerusalemin e okupuar”.
Zëdhënësi i ministrisë, Dhaifallah Ali Al-Fayez, theksoi se hapja e kësaj ambasade në Jerusalem vije në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e legjitimitetit ndërkombëtar.
"Çdo masë apo vendim që synon ndryshimin e statusit ligjor të qytetit të shenjtë janë të pafuqishëm, të paligjshëm dhe nuk kanë efekt juridik", shtoi ai.
Al-Fayez pohoi gjithashtu se arritja e një paqeje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje me dy shteteve, bazuar në vendimet e legjitimitetit ndërkombëtar, i cili garanton krijimin e një shteti të pavarur palestinez në linjat e 4 qershorit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqyteti i saj.
Palestina dhe Turqia gjithashtu dënuan aktin e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Izrael më herët.
-
Liga Arabe dënon hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem
-
Palestinezët dhe Liga Arabe kundër hapjes së ambasadave të Kosovës dhe Serbisë në Jerusalem
-
Ambasadori i Palestinës: Vendosja e ambasadës në Jerusalem, arsye pse s’e njohim Kosovën
-
Kosova, pjesë e ceremonisë speciale të Izraelit për shtetet që e njohin Jerusalemin kryeqytet
-
Ministri izraelit: Urime Kosovë, na pëlqen ta shohim flamurin tuaj në Jerusalem