Palestina ka reaguar për hapjen e ambasadave të Kosovës dhe Serbisë në Jerusalem.
Në një deklaratë dërguar mediumit kinez “Xinhua”, Ministria e Punëve të Jashtme palestineze tha se vendimi i hapjes së ambasadave është “sulm i hapur dhe i pajustifikueshëm kundër palestinezëve”.
Ministria i ka bërë thirrje dy shteteve që të tërheqin “vendimet e tyre të padrejta”.
Ndërkohë, sekretari i Ligës Arabe, Ahmed Aboul-Gheit po ashtu ka dënuar planin e Kosovës dhe Serbisë për të hapur ambasadat, transmeton KOHA.
Në një deklaratë, ai ka thënë se ky veprim është kundër ligjeve ndërkombëtare dhe rezolutës së Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.
Edhe
Edhe Jordania e dënon hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem
Liderët e dy shteteve fqinje janë pajtuar për Marrëveshje për normalizim ekonomik, më 4 shtator, në Uashington.
Marrëveshje e përkrahur nga SHBA-ja përfshinë edhe çështjen me Izraelin. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Serbia do të vendosë ambasadën e vet në Jerusalem, ndërsa Kosova dhe Izraeli janë pajtuar për normalizim të marrëdhënieve diplomatike.
-
Ambasadori i Palestinës në Beograd e paralajmëron Kosovën pas hapjes së Ambasadës në Jerusalem
-
Mediat botërore raportojnë për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem
-
Liga Arabe dënon hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem
-
Times of Israel: Kosova ia ofroi Izraelit ambasadën në Jerusalem tash e sa vjet, por Izraeli hezitonte