Është zgjatur edhe për dy muaj masa e arrestit shtëpiak për katër aktivstë të Vetëvendosjes: Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, të gjithë nga Prishtina, raporton KTV.
“Sa më shumë prova që po dalin për pafajësinë tonë, aq më shumë po zgjatet procesi dhe aq më shumë po konfirmohet shndërrimi i sistemit të drejtësisë në sistem të kriminalizuar që i shërben "Pronto"-s. Jo edhe 2 muaj, por edhe 20 le t'i vazhdojnë. Të mbahesh nën arrest nga kriminelët, nënkupton që ua ke zënë rrugën atyre. E Vetëvendosje po sulmohet kështu pikërisht ngase është alternativa e vetme ndaj kriminelëve” ka thënë për KTV zëdhënësi i Vetëvendosjes Frashër Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm
-
Edhe dy muaj arrest shtëpiak për katër aktivistët e Vetëvendosjes
-
Apeli konfirmon kthimin në rigjykim të aktivistëve në Vetëvendosje
-
Aktivistët e VV-së presin që Apeli t’i lirojë e Prokuroria do që dënimi për ta të rritet
-
Seanca e radhës ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes
-
Dorëzohen ankesat për rastin e katër aktivistëve të dënuar të VV-së