Edhe dëshmitari i radhës në rastin ku të akuzuar janë ish-udhëheqësit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ka nisur dëshminë e tij në seancë të mbyllur për publikun.
Deri më tani të gjithë dëshmitarët në këtë proces kanë dhënë dëshmitë e tyre në seanca kryesisht të mbyllura për publikun.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me vrasje, tortura e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi në periudhën 1998–1999.
Për këto krime të pretenduara, ZPS-ja pretendon se katër pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm ishin në dijeni ose kanë pasur arsye të jenë në dijeni.
Ata akuzohen edhe për pjesëmarrje direkte në frikësim, marrje në pyetje dhe keqtrajtim të të ndaluarve nëpër qendra ndalimi. Akuzat i kanë mohuar në tërësi Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi, e po ashtu edhe mbrojtësit e tyre.
-
Dëshmitari i 11-të në rastin Thaçi dhe të tjerët vazhdon dëshminë në seancë private
-
Në seancë të mbyllur për publikun mbrojtja e Selimit po e merr në pyetje dëshmitarin e katërt
-
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon në seancë të mbyllur
-
Dëshmitari i katërt në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve po vazhdon dëshminë në seancë të mbyllur
-
Dëshmohet në seancë të mbyllur kundër Thaçit dhe të tjerëve