Është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, kushëririt të tij, Milazim Lushtaku, drejtorit të KEK-ut, Arben Gjuka, si dhe të akuzuarve të tjerë në rastin e njohur si “KEK-u”, raporton Koha Ditore.
Ata dyshohen për keqpërdorim të 6 milionë eurove gjatë dhënies së një tenderi të lëshuar nga KEK-u. Në këtë seancë janë ftuar për t’u dëgjuar 6 dëshmitarë, njëri prej të cilëve po mungon për shkak se gjendet jashtë shtetit.
Këta janë dëshmitarët e fundit, të cilët do të merren në pyetje para se të vazhdojë procedura e fundit gjyqësore, siç janë prezantimi i provave, deklarimi i të akuzuarve dhe prezantimi i fjalës përfundimtare.
Artikuj të ngjashëm
-
Edhe 6 dëshmitarë në gjykimin e Lushtakut në rastin KEK-u
-
Gjykata nuk gjeti fajtorë për kontratën 6 milionëshe të KEK-ut për sigurimin fizik
-
Shpallen të pafajshëm Lushtaku e të tjerët në rastin “KEK-u”
-
Gjykatësi ka provimin, nuk mbahet seanca ndaj Lushtakut për tenderin në KEK
-
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Sami Lushtakut e gjashtë të tjerëve për “KEK 2”