Koalicioni PAN e kërkoi vetë një pauzë dyorëshe për konsultime shtesë rreth prezantimit të kandidatit për kryetar Kuvendi. Por në pjesën e dytë të seancës nuk u kthyen.
Hedhja poshtë me vota e kërkesës për pauzë i shërbeu më së shumti PAN-it, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se deputetët e koalicionit nuk marrin pjesë në këtë seancë, pasi sipas tij, kryesuesi i seancës Adem Mikullovci, e mbylli seancën pa konsultim me partitë politike.
Por, Vetëvendosje vlerëson se seanca e sotme konfirmoi se ky koalicion ka mashtruar qytetarët, kur kanë thënë se i kanë numrat.
Glauk Konjufca i ka bërë thirrje koalicionit PAN që të kandidojë dikë tjetër për kryeparlamentar, pasi Kadri Veseli nuk do të marrë votat e tyre.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se sot u dëshmua se koalicioni PAN, nuk i ka votat e nevojshme për ta zgjedhur Kadri Veselin në krye të Kuvendit.
Ndërsa, deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu, ka thënë se qëndrimi i tyre unik në seancën e sotme tregon se ky grup ka konsistencë.
Ambasadorja gjermane, Agelika Viets, ka komentuar ecurinë e seancës së sotme, ajo ka thënë se është ndier e turpëruar me atë çfarë ndodhi në Kuvend. Kur është pyetur se çka mendon për seancën ajo shkurt ka thënë "turp!".