Ka kohë që radhët menaxhohen më mirë në ofiçarinë e Komunës së Prishtinës.
Shumë nga ata që presin për t’u pajisur me dokumente, janë të moshuar, mbi 65 vjeç. Kjo për shkak se e-kiosku nuk i pranon letërnjoftimet e përhershme, raporton emisioni 038 i KTV-së.
Kjo gjë po shihet si e padrejtë nga të moshuarit, të cilët thonë se pas moshës 65 –vjeçare, pajimi me dokumente do të duhej të lehtësohej e jo të vështirësohej.
Ata thonë se prej kur arrijnë moshën e pensionit, çdo 6 muaj duhet të paraqiten për të vërtetuar se janë gjallë dhe për këtë iu duhen edhe dokumente në komunë.
Ofiçarët këshillojnë të moshuarit të pajisjen me letërnjoftime biometrike të dhënat e të cilit lexohen edhe në e-kioskë.
Artikuj të ngjashëm
-
Nis procesi i pilotimit për lajmërimin në shtëpi për pensionistë
-
Në Prishtinë, ekipet mobile do të verifikojnë pensionistët mbi 85 vjeç nëpër shtëpi
-
Pensionistët e shohin të mundimshme paraqitjen çdo gjashtë muaj
-
Radhë të gjata për certifikata, MPB-ja tregon se kur do të rifunksionalizohen e-kiosqet
-
E-kiosqet nuk po punojnë për shkak të ndryshimeve në certifikata nga MPB-ja