Numri i veçantë i së dielës në Koha Ditore i kushtohet opozitarizmit të partive politike të cilat deri këtë vit ishin në pushtet.
“Përkëdhelja e opozitës” është titulli i artikullit kryesor, i cili shpjegon veprimet e para të opozitës kundër Qeverisë Kurti.
Aty mund të lexoni edhe për pritshmëritë nga opozita në krye me PDK-në, gjatë mandatit të përbërjes së re të ekzekutivit.
Se pse dialogu me Serbinë do të jetë përcaktues i marrëdhënieve ndërmjet pushtetit dhe opozitës, e kuptoni në intervistën me Eugen Cakollin e Institutit Demokratik të Kosovës.
Valon Ramadani vjen në Kosovarçe për të rrëfyer se si arriti t’u mbijetojë plagëve të shumta që mori në protestën e Vetëvendosjes më 10 shkurt 2007, pas ndërhyrjes brutale të policisë së UNMIK-ut.
Për fëmijët policë të Guerreos dhe skandalin që ka rrezikuar neutralitetin e Zvicrës, mund të lexoni në faqet e botës.
Në monument ju pret diçka tjetër interesante. Aty do të kuptoni se si brushat e rrojës të punuara nga gjakovarët depërtuan deri në Zvicër.
Edhe
E Diela me “Kohën Ditore” sjell historikun e dialogut Kosovë-Serbi
Për eksploruesin e bukurive natyrore të Shqipërisë, shfletoni faqet e kulturës.
Sporti, këtë javë, sjell rrëfimin për volejbollisten Anita Xhemshiti, e cila njëkohësisht merret edhe me gjeodezi.
Ndërsa, si zakonisht, as këtë javë nuk mungojnë artikuj të tjerë të veçantë nga vendi dhe bota.