Rrugëtimi 12-vjeçar i Kosovës si shtet, trajtohet gjerësisht në numrin e veçantë të së dielës në Koha Ditore.
Shkrimi kryesor me titull “Kosova 5 n’12” shpalos sfidat që ka kaluar vendi gjatë kësaj periudhe, duke nisur nga krimi, korrupsioni, keqqeverisja e deri te njëra nga sfidat më të mëdha që e pret, përmbyllja e dialogut me Serbinë.
Aty mund të kuptoni se pse Kosova gjendet para momentit të fundit.
Se si dukeshin ballinat e mediave më të mëdha botërore kur Kosova shpalli pavarësinë më 2008, shfletoni faqet dhjetë dhe njëmbëdhjetë.
Në Kosovarçe vjen historia interesante e ish-ushtarit të UÇK-së, i cili feston për një ditë “lindjen” e shtetit të Kosovës dhe ditëlindjen e tij.
Shkrimet për kombin që ka pasaporta të padobishme dhe atë për Teheranin, i gjeni në faqet e botës.
Për mitrovicasin Sali Shkupolli, i cili është i lidhur me suvenire që simbolizojnë Kosovën, lexoni në monument.
Edhe
Kosova 15 vjeçe
Rubrika e kulturës ju sjell një artikull të veçantë për Jeton Mikullovcin dhe mijëra karikaturat e tij të famshme që botohen në Kohën Ditore.
Benjamini, ushtarin që po e bën krenar shtetin me suksese ndërkombëtare në karate, vjen në faqet e sportit për të treguar historinë e tij.
Ndërsa, si zakonisht, as këtë javë nuk mungojnë artikuj të tjerë të veçantë nga vendi dhe bota.