Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

E Diela me “Koha Ditore” i kushtohet performancës së dobët të Prokurorisë Speciale ndaj zyrtarëve të lartë

Paaftësia e Prokurorisë Speciale për të vërtetuar fajësinë e zyrtarëve të lartë të akuzuar, trajtohet gjerësisht në numrin special të së dielës në Koha Ditore.

Shkrimi kryesor me titull “Prokuroria, specialiste e shfajësimeve” flet për përformancën e dobët të këtyre prokurorëve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

Gjithashtu, aty mund të kuptoni edhe arsyet e dështimit të shumë aktakuzave të ngritura.

Porositë e ambasadës së Amerikës për Prokurorinë Speciale i gjeni në rubrikën e intervistës.

Reportazhi tregon se pse të mbijetuarit e masakrës e kanë ftuar në Reçak presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Ndërsa, në dy nga faqet e botës mund të lexoni për historinë e mjekut francez i cili strehoi një vajzë hebraike para 77 vjetësh.

Për zgjerimin e Universitetit të Prishtinës gjatë viteve të 70’ta, lexoni në fejton.

Kuptimin e emrit Shkurta, një ndër 100 emrat që më së shumti përdoret në Kosovë, e sjell rubrika Kosovarçe.

Edhe KOHA e së Dielës trajton aktivizimin e Speciales dhe akuzat ndaj Thaçit Arbëri KOHA e së Dielës trajton aktivizimin e Speciales dhe akuzat ndaj Thaçit

“Shkrimtari që u kundërvihet strukturave të shoqërisë”, është nja nga shkrimet në faqet e kulturës.

Te sporti veçohet artikulli për ambiciet e trajnerit e Dritës, Ardian Nuhiu.

Përveç këtyre, mund të lexoni edhe një numër shkrimesh të tjera interesante nga vendi e bota.