Ministria e Shëndetësisë ka hapur tender para disa javësh për “Furnizim me pajisje të IT-së për nevoja të SISH-it në MSh".
Por kjo ministri, kur ka bërë specifikimet teknike se cilat kushte duhet të plotësohen, ka përcaktuar edhe firmën fituese, shkruan sot Koha Ditore.
Nga përshtatjet e specifikave del se laptopët duhet të jenë të firmës “Lenovo”.
Nëse shihen çmimet e këtyre loptopëve, atëherë del që Ministria e Shëndetësisë do të paguajë për 11 loptopë mbi 55 mijë euro.
Gazeta, duke u bazuar në specifikat dhe performancën e përcaktuar në dosje të tenderit, këto të dhëna i ka kërkuar në internet, në bazë të përshkrimit ka dalë që të dhënat janë në përputhje të plotë me tipin e ri të loptopëve “Lenovo Thinkpad X1 Carbon”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
90 mijë euro për 120 laptopët e Kuvendit
-
ZKA-ja shpërblen me kontratë për furnizim me laptopë kompaninë që s’i plotësoi specifikat e kërkuara
-
Blerja 6.5 milionë euroshe përplas SHSKUK-në me Ministrinë e Shëndetësisë
-
“Ngërç” edhe në tenderin për t’i pajisur ligjvënësit e rinj me laptopë
-
Shkelje në tenderin për t’i furnizuar deputetët me laptopë