Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dyfishohen çmimet dentare në Shqipëri, reagon Autoriteti i Konkurrencës

Autoriteti i Konkurrencës deklaron se do të vlerësojë vendimin e marrë nga Asambleja Kombëtare e Këshilli Kombëtar si dhe i bërë publik nga Urdhri i Stomatologëve dhe do të shprehet me një vendim.

Dyfishimi i çmimeve nga klinikat dentare, ka sjellë reagimin e Autoritetit të Konkurrencës, bën të ditur Shqiptarja. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ky autoritet thekson se "ka marrë dijeni në lidhje me njoftimin e bërë publik nga Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut për përcaktimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimet në klinikat dentare miratuar nga Asambleja Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar". Autoriteti i Konkurrencës sqaron se do shprehet me një vendim nëse ky akt bie ndesh me ligjin, ndërsa paralajmëron se do të merren edhe masa.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Sipas listës së publikuar, Urdhri i Stomatologut ka vendosur çmime dysheme për një kategori të caktuar shërbimesh dentare për: Terapinë, Ortopedinë, Kirurgjinë dhe Ortodoncinë. Autoriteti i Konkurrencës, i cili ka si mision mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, në bazë të nenit 69 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar vlerëson shkallën e kufizimit ose të pengimit të konkurrencës të çdo projekt-akti normativ që, në mënyrë të veçantë, ka të bëjë me: a) kufizimet sasiore për hyrjen në treg dhe tregtimin; b) vendosjen e të drejtave ekskluzive ose të të drejtave të veçanta, në zona të caktuara, për ndërmarrje ose për produkte të caktuara; c) imponimin e praktikave të njëjta në çmime dhe kushtet e shitjes. Për sa më sipër Autoriteti i Konkurrencës do të vlerësojë këtë akt normativ dhe do të shprehet me vendimmarrje nga ana e Komisionit të Konkurrencës nëse ky akt bie në kundërshtim ligjin nr. 9121/2003", thuhet në deklaratën e Autoritetit të Konkurrencës.

Kujtojmë këtu se prej fillimit të 2019-s, klinikat dentare në Shqipëri mësohet se po aplikojnë një listë të re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë, duke i rritur tarifat me 100%. Për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, përpara 1 janarit, pacientët në klinikën e tij duhet të paguanin 2,000 lekë, ndërsa tani me çmimin dysheme që ka vendosur Urdhri i Stomatologut, pacientët duhet të paguajnë 4,000 lekë, ose dyfish.

Rritje ka pasur edhe për shërbimet e tjera dentare. Pjesa më e madhe e klinikave në vend për vizitat e pacientët (ekzaminim me sy) i kanë falas, por prej 1 janarit për vizitat çmimi dysheme është 500 lekë. Për mbushjet e gradës së tretë, çmimi ishte 3,000 lekë, ndërsa me referencën e re çmimi bëhet 5.000 lekë (2.000 lekë më shumë, shtrenjtim 67%). Çmimi për pastrimin e gurëzave dhe të cipave bëhet 3.000 lekë, nga 1.500 lekë, sa dyfishi. Heqja e dhëmbëve bëhet 1.000 lekë nga 500 që ishte.