Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy zjarre të mëdha në afërsi të Shkabajt, dyshohet se u ndezën qëllimisht

23:24 - Vihen nën kontroll zjarret në afërsi të Shkabajt

Zjarrfikësi Besnik Gashi ka thënë se ekipet që janë në terren kanë njoftuar se dy vatrat e zjarrit që janë ndezur mbrëmjen e së mërkurës në afërsi të Shkabajt janë vënë nën kontroll.


Dy zjarre janë ndezur në Shkabaj mbrëmjen e së mërkurës.

Dyshohet se të dy janë ndezur qëllimisht nga dikush.

Ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes.

Zjarrfikësi Besnik Gashi ka thënë se një prej zjarreve është te Shkolla Amerikane, e tjetri në hyrje të autoudhës.

Edhe Përfshihet nga zjarri kulmi i një shtëpie në Matiçan Kronikë Përfshihet nga zjarri kulmi i një shtëpie në Matiçan

“Nuk e dimë si është shkaktuar, garant zjarre të qëllimshme. Në dy anë është kallë, të autobanit. Afër janë dy zjarret te Shkolla Amerikane dhe në hyrje të autobanit, por të ndara. E ka kallë dikush në anën tjetër të autobanit”, ka thënë Gashi.

{gallery}