Dy persona kanë vdekur e 768 raste të reja me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5,460 testime.
Numri i rasteve aktive në të gjithë Shqipërinë është 9,230, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.