Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy të vdekur e 562 raste të reja me COVID-19 të martën

Dy persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë të martën. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 5.272 testime, 562 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 78 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.843.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 2.273 persona, derisa janë kryer gjithsej 953.794 testime.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 2.640.