Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur dy persona si pasojë e COVID-19.
Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.859 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 352 qytetarë.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5.633.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 203.215 raste pozitive, prej tyre 194.452 janë shëruar, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.130 pacientë.