Në Shqipëri janë regjistruar dy raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 147 raste të reja.
Rastet e reja janë nga 830 mostra të testuara. Janë shëruar 53 persona.
Pacientët e vdekur janë të moshës 59 dhe 73-vjeçare.
Në Shqipëri në total janë regjistruar 10.553 raste pozitive, 321 kanë përfunduar me vdekje, ndërsa janë shëruar 6239 persona. Raste aktive janë 3993.