Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy rrugët e Selishtes së Gjilanit asfaltohen në fund të tetorit

Komuna e Gjilanit po vazhdon me ndërtimin e dy rrugëve në fshatin Selishtë të Grykës së Karadakut në gjatësi prej rreth dy kilometrash, e cila është mjaft e rëndësishme për qarkullim të banorëve.

Punimet i ka parë nga afër nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili shoqërohej nga drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça dhe ai i Urbanizmit, Bekim Bajrami, të cilët prej operatorit kanë marrë zotimin se në fund të muajit tetor do të asfaltohen këto rrugë sipas standardeve më të larta.