Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka thënë se dy rastet e reja pozitive me koronavirus në këtë komunë janë raste kontakti dhe janë punëtorë shëndetësorë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se rastet janë në Vushtrri dhe Pestovë.
“Na vie sidomos keq për faktin se 2 rastet e reja janë punëtorë shëndetësor dhe të gjithë ne jemi dëshmitar të punës heroike që po bëjnë mantelbardhët. Që të dy janë infektuar me virus ndërsa kanë shërbyer në një institucion privat në Prishtinë. Jemi të vetëdijshëm për sakrificat e gjithsecilit nga Ju, por në këtë kohë kur kemi rritje të numrit të rasteve në gjithë vendin, bashkëpunimi ynë shpëton jetë”, ka thënë ai.
Ai tutje ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i respektojnë masat për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.
-
Tahiri thotë se në Vushtrri janë 154 raste aktive, personat e infektuar sot janë raste kontakti
-
Mes tri rasteve të sotshme pozitive në Vushtrri, dy janë punëtorë shëndetësorë
-
Mbi 40 të infektuar në Vushtrri janë me të njëjtin mbiemër
-
Jashari thotë se i konfirmuari me COVID-19 sot në Skenderaj është rast kontakti nga Vushtrria
-
Të dielën, 49 raste me COVID-19 në Kosovë, 25 të shëruar