Arbëri

Dy orë pritje për dalje nga Kosova nëpërmjet Merdarit

Diaspora ka nisur t’i përfundojë pushimet në Kosovë. Sipas uebfaqes së Ministrisë së Punëve të Brendshme, të enjten ka tollovi e kolonë të gjatë për dalje nga Kosova, në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Merdar.

Përderisa pikëkalimet tjera kalohen më lehtë, në Merdar pritjet janë deri në dy orë për dalje. Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikëkalimet në Jarinjë e te Dheu i Bardhë. Aty duhet të pritet rreth një orë.

Për hyrje në Kosovë nuk ka pritje të gjata në asnjërën pikë kufitare.